Showbiz

I ikën zëri në mes të koncertit, i trishtuar Elton John ndërpret shfaqjen

Sir Elton John është detyruar të ndërpresë koncertin e tij në Zelandën e Re për shkak të një problemi shëndetësor.

Në mes të performancës artisti i famshëm britanik ka humbur zërin e tij pasi pak ditë më parë u diagnostikua me një fazë të rëndë të pneumonisë.

Para se shoqëruesit ta largonin 72-vjeçarin nga skena, ai u përlot dhe uli kokën në drejtim të pianos ku po luante.

Koncerti ishte i pari i Zelandës së Re në kuadër të turneut të lamturës së Elton John i cili është drejt fundit sa i përket koncerteve live.