Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota Botë e Çuditshme

I maskoi si dhëmbë të rremë, trafikanti tenton të kalojë 5000 $ flori në aeroport!

Një shtetas “dinak” Uzbek që udhëtonte nga Dubai drejt Indisë kishte fshehur një ngarkesë ilegale në gojën e tij, duke përfshirë proteza të arta dhëmbësh madje edhe zinxhirë, por policia e doganave nuk u gënjye prej planit të tij.

Qytetari uzbek që fluturonte nga Dubai drejt Delhi u zbulua se mbante rreth 95g flori të fshehur në gojën e tij, brenda protezës së dhëmbëve. Ndërsa kishte fshehur gjithashtu një zinxhir floriri të mbledhur prapa fytit të tij.

Policët e doganës nisën të dyshonin kur dy burrat kaluan duke thënë se nuk kishin asgjë për të deklaruar, në aeroportin indian Indira Gandhi në Delhi. Ata u thirrën mënjanë për të kryer një kontroll, dhe kur hapën gojën u zbuluan objektet inkriminuese.

Masa totale e fshehur në gojën e burrin ishte rreth 100 gramë flori që arrin vlerën 5000 dollarë. Policia në Delhi paralajmëroi të gjithë udhëtarët kundër tentativës së kalimeve të tilla ilegale.

Zhvillimi vjen pasi në fund të vitit të shkuar një burri iu gjetën të fshehura copa floriri me vlerë rreth 300 000 dollarë në flokët e tij.