Showbiz

I shqetësuar për peshën e tij, Sam Smith flet për mbipeshën

Këngëtari i famshëm britanik Sam Smith së fundmi ka nisur të shqetësohet për peshën e tij.

Ai gjithmonë ka qenë i vetëdijshëm për pamjen e tij dhe shëndetin fizik madje gjithmonë ka folur hapur për pasiguritë e tij dhe ankthin që e shoqëronte.

Edhe pse vitet e fundit 27-vjeçari ka treguar shumë kujdes mbi ushqimet që konsumon dhe aktivitetin fizik megjithatë gjithmonë i frikësohet periudhës së festave.

Ai u shpreh se e ka të vështirë t’i rezistojë disa ushqimeve gjatë kësaj periudhe dhe ashtu si të gjithë njerëzit ka shtuar disa kile më tepër.

Mbi këtë fakt është shqetësuar pa masë dhe ka vendosur të postojë një foto të trupit të tij në rrjetet sociale. “Kam shtuar në peshë dhe i dua kilet e mia, ashtu si të gjithë dhe ju duhet ta dashuroni trupin tuaj” -tha ai.