Showbiz

I thirrur në gjyq, Ashton Kutcher mendoi se po akuzohej për vrasjen e shoqes së tij

Aktori i famshëm hollivudian Ashton Kutcher është thirrur ditën e djeshme në gjykatën e Los Angeles për të dëshmuar mbi vrasjen e mikeshës së tij në vitin 2001.

Ashley Ellerin humbi jetën më 21 shkurt të këtij viti pasi u godit plot 47 herë me thikë në shtëpinë e saj pikërisht në ditën kur do të darkonte me Ashton.

Aktori tregoi se kur u thirr në gjyq për të dëshmuar sërish ishte i frikësuar se do të akuzohej për vrasjen e mikes së tij. Ata duhet të darkonin me njëri-tjetrin por Ashley nuk i’u përgjigj telefonit.

Kështu Kutcher shkoi në shtëpinë e saj por pasi nuk e hapi derën ai mendoi se ajo nuk ishte aty. Shenja e gishtërinjëve të tij tek dera e viktimës u mendua së do ta bënte fajtor aktorin.

I akuzuari për vrasjen e saj është një individ i quajtur Michael Gargulio i cili vazhdon të jetë nën hetim. Ashton Kutcher është 1 ndër 100 personat që janë marrë në pyetje sa i përket kësaj çështjeje.