Celebrities Film & Tv Showbiz

Ice Cube humbet ofertën në projektin e ri kinematografik për arsyen…

Reperi dhe njëkohësisht aktori i njohur Ice Cube ka hequr dorë nga roli i tij në filmin komedi të titulluar “Oh Hell No” pasi refuzoi të merrte vaksinën kundër COVID-19. Sipas “The Hollywood Reporter”, reperi u zgjodh për të luajtur së bashku me Jack Black në komedinë e prodhuar nga Sony në qershor, kur producentët i bënë një kërkesë të gjithë aktorëve dhe ekipit që ata të vaksinoheshin përpara xhirimeve në Hawaii këtë dimër.

Burimet pranë stafit thanë për mediat se Ice Cube refuzoi, duke humbur kështu një pagesë prej 9 milionë dollarësh. Legjenda 52-vjeçare e hip-hopit të Bregut Perëndimor, emri i vërtetë i të cilit është O’Shea Jackson Sr., u largua nga xhirimi i filmit pasi refuzoi kërkesën e producentëve për t’u vaksinuar sipas një raporti të ditës së kaluar.

Përfaqësuesit e Ice Cube nuk iu përgjigjën kërkesës së mediave për ndonjë koment lidhur me ngjarjen. Si Sony ashtu edhe agjencia e talenteve të aktorit nuk pranuan të komentojnë për “The Hollywood Reporter”.

Ndërsa Ice Cube nuk ka komentuar publikisht në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19, ai ka mbrojtur fuqimisht mbajtjen e maskave gjatë pandemisë në mediat sociale, madje duke nxjerrë në treg një linjë bluzash “Check Yo Self Before You Wreck Yo Self”, me imazhet ikonike të reperit të veshur me një maskë për fytyrën, për të mbledhur fonde për punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë. Ice Cube gjithashtu dhuroi 2,000 maska ​​për fytyrën në një kolegj të Oklahomas gushtin e kaluar dhe shpesh u fotografua duke mbajtur maska gjatë turneut të tij të basketbollit Big 3.

Filmi, producent i të cilit është Matt Tolmach, do të xhirohej këtë dimër në Hawaii me regjisorin Kitao Sakurai i cili njihet më së shumti për punën e tij në komedinë e Netflix, “Bad Trip”. Hawaii kohët e fundit u bë shteti i parë në SHBA që administroi vaksinat kundër COVID-19 për 90 për qind të banorëve të tij të moshës 12 vjeç e lart dhe prodhuesit e filmit kishin kërkuar që i gjithë kasti të vaksinoheshin për të punuar në projekt.