Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Tiranë, ku Eldi Allushi përplasi makinën në digën e Liqenit Artificial.
Mësohet se në makinën BMW X6 me Allushin, kanë qenë edhe dy persona të tjerë, pikërisht Jurgen Allushi e Emiljano Nina. Policia ka marrë në pyetje Jurgen Allushin ndërsa ka shpallur në kërkim Emiljano Nina-n, i cili rezulton me precedentë penalë.
Nga informacionet paraprake mësohet se fakti që Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore, dyshohet se shofer ka qenë Emiljano Nina.
Nina mëngjesin e të martës ka qenë në mjet me Jurgen Alushin, i cili është proceduar për moskallëzim krimi. Por pavarësisht se nuk ishte në BMW, pronari i saj, 26-vjeçari Eldi Allushi sërish do të qëndrojë në pranga, pasi ka përkrahur Emiljano Ninën dhe ka tentuar të fshehë ngjarjen duke dhënë dëshmi të rreme.