Celebrities Gossip Showbiz

Ilir Shaqiri: “Mendova do jem qingji i tufës, por unë dola dashi!”

Ilir Shaqiri padyshim është emri më i përmendur i momentit dhe kjo për faktin se balerini u shpall fitues i ‘BBV’, një program që për katër muaj mbajti të gozhduar një Shqipëri të tërë para ekranit. Pas daljes së tij ai pati dy dalje televizive, teksa para pak minutash dha intervistën e tij të parë për TAR në ‘Wake Up’ e cila u transmetua dhe në Top Channel.

Iliri, tregoi në fillim se çfarë ndjesie përjetoi në fillim të eksperiencës së tij, kur hyri i pari në shtëpi. A e priste ai qe do të ishte i fundit që do të fikte dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

Atëherë, kur më dhanë skaletën dhe thash po unë i sati do hyj, i pari më thanë. Mendova ‘oho ato të tjerët kushedi kush qenkan, do jenë surprizë’.  Mendova do jem qingji i tufës, por unë dola dashi.

 Por, si po e përjeton gjithë vëmendjen balerini tanimë pas fitores? A e kishte menduar ai se ‘BBV’ do kishte një sukses kaq të madh?

Sigurisht kjo nuk është hera e parë që unë përjetoj një situatë të tillë për sa i përket famës. Ka qenë një periudhë shumë e gjatë në Itali kur kanë qenë programe shumë të famshme, që njerëzit kur dilje me makinë të hidheshin para makinës dhe ti ishe i detyruar të ndaloje. Ndjesia është e njëjtë, por nuk është e re për mua. Artisti jeton për dashurinë e publikut. Unë siç kam thënë gjithmonë kam eksperiencë dhe nuhatje televizive, kisha konceptuar që çdo gjë po shkonte shumë mirë që nga brenda. E lexoja në sy të të ftuarve, këngëtarëve, perceptoja që kishte sukses programi, e kam konfirmuar në vetvete kur programi u shty.

Por, jo vetëm në Shqipëri, pasi fitorja e Ilirit u komentua gjatë dhe në mediat në Itali. Si e priti këtë sukses ai?

Sigurisht, që kjo gjë ka marrë kaq jehonë dhe është komentuar dhe në Itali, është një rezultat i jashtëzakonshëm. Unë atje jetoj prej 30 vitesh dhe çdo gjë që kam bërë atje e kam bërë për Ilirin, por indirekt kam punuar dhe për vendin tim. Edhe pse kam pasur një jetë shumë të ngarkuar, kurrë nuk jam shkëputur nga hallet e njerëzve këtu në Shqipëri.

Cilat kanë qenë disa nga momentet e paharrueshme për Ilirin brenda shtëpisë?

Doja ti përjetoja momentet me Sabin. Edhe vrapi rreth pishinës, ato ushtrimet. Çdo gjë që ka të bëjë me levizshmërinë time brenda shtëpisë.

Me cilët nga banorët, balerini do të vazhdojë të ketë relata të mira dhe jashtë shtëpisë?

Për sa i përket banorëve sigurisht unë nuk shoqërohem me shumë veta. E kam thënë dhe aty brenda jam shumë selektiv në shoqëri. Sabin sigurisht, i preferuari (qesh), Arjola, Arditi me këto që zakonisht rrija dhe aty brenda. Valonin e kam takuar.