Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Imitimi i Ledion Liços në “Big Brother Portokalli”, aktori Jorke Broka zbulon se si është pritur si rol dhe jo vetëm…

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktori i njohur, Jorke Broka. Ditën e diel spektakli i humorit “Portokalli” nisi sezonin e ri në ekranin e Top Channel, ku një nga rubrikat që pati më shumë kuriozitet ishte “Big Brother Portokalli” sepse të gjithë donin të dinin se si do të silleshin dhe do të imitoheshin yjet e shtëpisë së BBV.

Aktori Jorke i cili imiton moderatorin e “Big Brother VIP” Ledion Liço ka zbuluar në Top Albania Radio emocionet dhe si kanë qenë për të ky personazh.

Ledioni është prezantuesi më i përfolur i momentit në emisionin më të përfolur të momentit, është përgjegjësi për ta bërë atë gjë sa më mirë. Sigurisht nga ana profesionale për ne sepse kemi një emision i cili shihet nga të gjithë shqiptarët por edhe nga ana shpirtërore në kuptimin që për qejf ta bëj sa më mirë. 

Si u përzgjodh ai për këtë rol?

Ne kemi midis nesh një lloj “loje” që kur bëhet fjalë që do të imitojmë një personazh të ri fillojmë ia “ia ngecim” njëri-tjetrit. I themi “të shkon ty, jo ty.” Pra është ideja që ngacmojmë njëri-tjetrin që ta nxisim për ta bërë këtë gjë. Pavarësisht se Iliri, regjisori e zgjedh këtë gjë në fund, i vë vulën. Përfshihet edhe Edmond Lako, grimieri dhe make up artisti ynë. Bashkë me Marlin, nipin e tij që jep verdiktin e fundit. Na rreshton, na shikon dhe thotë që “Ti duhet ta bësh”. 

Elona e ka pyetur aktorin nëse për përzgjedhjen për një rol të caktuar në të tilla raste kalohet nëpër audicione të caktuara apo në këtë rast ishte e vendosur që do ta bëjë Jorka?

E imja ishte me të parën sepse isha ndoshta i vetmi që i përafrohesha fizikisht më shumë Ledionit. Kjo ishte zgjedhja, unë u futa në palestër për këtë arsye…(qesh)

Pas vënies në skenë të numrit gjithçka më pas, komentet, reagimet dhe ‘feedback’-u ishin të gjitha brenda pritshmërive apo i kanë kaluar ato për aktorin?

Nuk e prisja dhe që kam ende për të mësuar kjo nuk diskutohet. Mora komente pozitive, energji të mirë nga ata sepse vetë isha pak i ndrydhur sepse nuk isha i sigurt se si do të dilte. Pavarësisht se mundohesha me veten time, zërin e kisha shumë të vështirë edhe e kam por i afrohet. Të gjithë figurat kanë ardhur shumë mirë. 

Elona gjithashtu e ka pyetur se si ka qenë reagimi i personazheve dhe konkretisht i Ledionit në lidhje me rolin që Jorke kishte. Aktori zbuloi se ende nuk janë takuar me njëri-tjetrin në ambientet e Top Channel.

Nuk kemi pasur një takim si të themi nuk jemi rastisur.