Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit, sot pritet të zhvillohet seanca e parë në SPAK

Seanca e sotme për inceneratorin e Elbasanit pritet t nisë në 14:30. Seanca e fundit ka qenë seanca e parë, por ajo u shty se avokatët mbrojtjës të Etleva Kondit, një nga personat e marrë të pendehur me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit nuk ishin të pranishëm dhe për këtë gjykata e shtyu seancën për sot.

Në të njëjtën kohë, gjykata i kërkoi prokurorisë të merrte informacion për 3 personat e shpallur në kërkim, Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Stela Gugalla, tre administratorët e inceneratorit të Elbasanit.

Prokuroria ka kërkuar që të merret informacion nga Interpol Tirana, nëse këto shtetas janë ndaluar në ndonjë vend tjetër dhe më pas t’i përcjellin informacion Gjykatës së Posacme në lidhje me fazën që ata ndodhen. Nëse janë arrestuar apo nmë vendin që ata janë kanë kërkuar azil politik apo ndonjë kërkesë tjetër.

Të pandehur janë marrë, Lefter Koka, Alqi Bllaku dhe 7 anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit zyrtar dhe pastrimit të parave