Bota

Irani lëshon me sukses një satelit në Hapësirë!

Irani njoftoi ditën e sotme se ka lëshuar me sukses një satelit në hapësirë, një veprim që mund të rrisë më tej tensionet me vendet perëndimore që kanë frikë se teknologjia e tij hapësinore mund të përdoret për të zhvilluar armë bërthamore. Agjencia shtetërore IRNA, duke cituar ministrin Isa Zarepour, raportoi se sateliti Noor-3 u lëshua në orbitë 450 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës. Ende nuk ka asnjë deklaratë nga zyrtarët perëndimorë për lëshimin e satelitit në orbitë.