Showbiz

Irina Shayk nis hakmarrjen kundrejt Bradley Cooper dhe Lady Gaga

Modelja e famshme ruse duket se nuk po humbet aspak kohë duke lënë pas të shkuarën e saj me Bradley Cooper.

Ajo u shfaq sërish në pasarelë, nisi të frekuentojë klube nate dhe festivale por kjo zgjati vetëm për pak kohë pasi kur nisën thashethemet se Lady Gaga pret një fëmijë nga ish-partneri i saj, gjërat ndryshuan.

Ditët e fundit Irina është shfaqur më serioze madje është fotografuar me një çantë në dorë në formën e një libri ku shkruhej “Idioti”, vepër e Dostojevskit.

Ky gjest erdhi si ironi për ish-in e saj i cili tashmë është përfshirë në një situatë aspak të këndshme.