Celebrities Magazine Showbiz

Irma Libohova përlotet, tregon objektin që e mban “lidhur” me bashkëshortin!

E ftuar në “Wake Up” së fundmi ka qenë këngëtarja e njohur Irma Libohova, e cila së fundmi ka publikuar projektin e saj më të ri titulluar “Mam”. Kjo këngë është bërë gjithashtu pjesë e “Top List”. E pyetur në lidhje me jetën e saj personale, ajo ndau një detaj mjaft interesant, më saktë një objekt që e mban të ‘lidhur me bashkëshortin e saj. Këngëtarja u shpreh kështu:

Në momentin që po vija këtu, im shoq ka qenë koleksionist orash dhe kishte lloj lloj, dhe po kontrolloja dhe thashë po marr njërën. Ora që preka, nuk ka rëndësi firmë apo jo, ngaqë ne udhëtonim shpesh ka qenë me të dyja kohët, një për në Amerikë që e vendosnim kur punonim edhe një për në Europë. E nxorra, thashë ta vendos, por jo sepse më sjell në përkujtime. Ka qenë një njeri që flinte e zgjoheshe me libër në dorë. Një njeri i formuar e i kulturuar, që ka ditur çfarë është respekti, çfarë është gruaja, si respektohet familja. Si bëj tani këto analiza, dikur i kam patur në të gjithë jetën time si kurorë të bukur. (përlotet) Dinamikat e jetës sot kanë ndryshuar. Ka qenë një tjetër kohë. Ka qenë një sistem i tillë, që i mirë ose i keq, nuk i anashkalonim detyrimet që kemi patur për familjen. Çdo gjë ka ndryshuar.

Në intervistë u bashkua edhe Elios Shuli, i cili i pyetur se si do ta përshkruante Irmën, u shpreh:

Unë do ta përshkruaja si një energji që nuk e dija se do të më duhej në jetën time. Unë them shpesh se e mira në jetë është të takojmë bashkudhëtar dhe energjia e Irmës është një energji që vetëm buron dhe frymëzon.