Celebrities Music Showbiz

Ish-anëtarja e grupit të njohur “Little Mix” rezulton pozitive me COVID-19!

Epo fansat e këngëtares së njohur Jesy Nelson do të duhet të presin pak më shumë se ç’duhej përpara se ta shikojnë atë të preformojë live që pas largimit të saj vitin e kaluar nga grupi i njohur i “Little Mix”. Kjo për arsyen se artistja ka rezultuar pozitive me COVID-19. Këtë lajm ajo e ka bërë të ditur në rrjetin e saj social Instagram.

Ajo bëri me dije gjithashtu se do të mungojë edhe në një emision radiofonik në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar.

Hej të dashurit e mi pasi u ndjeva keq ditët e fundit, fatkeqësisht kam rezultuar pozitive me Covid-19 që do të thotë se tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë. Kjo do të thotë që unë nuk jam më në gjendje të performoj në Hits Live në Birmingham këtë të shtunë. Kërkoj falje për cilindo nga fansat e mi që bleu bileta dhe më vjen shumë keq që nuk mund të jem më atje. Shpresoj që të gjithë të kaloni një natë të mrekullueshme, qëndroni të sigurt dhe mezi pres t’ju shoh të gjithë sa më shpejt ju dua shumë të gjithëve.

Uploaded image

Është e paqartë nëse Nelson është e vaksinuar kundër COVID-19, por ajo më parë është shprehur për ‘Vulture’ se hezitimi ndaj bërjes së vaksinës nga bashkëpunëtorja e saj në këngën “Boyz”, Nicki Minaj nuk e bëri atë fare nervoze dhe nuk e shqetësoi aspak.

Secili ka të drejtën e mendimit të tij. Nëse Nicki mendon se nuk e ka bërë kërkimin e saj të plotë dhe dëshiron të dijë më shumë rreth vaksinimit, atëherë ky është mendimi i saj. Ajo është aty prezente për këngën time, për të bërë pjesën e saj. Ajo fjalë për fjalë e ka bërë këngën time edhe më të mirë. Por kjo nuk ka të bëjë aspak me këngën time dhe me atë që ne po bëjmë së bashku.

Vlen të theksohet se bukuroshja Nelson do të performojë në “Jingle Bell Ball” të Capital FM me datë 11 dhjetor, ku do t’i bashkohet edhe yjeve të tjerë si Justin Bieber, Coldplay, Clean Bandit dhe Jax Jones.