Celebrities Gossip Showbiz

Ish-menaxheri i saj e denoncoi, por Dafina Zeqiri vazhdon pushimet e qetë në ishullin luksoz!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Ditën e sotme Dafina ka qenë në vëmendje të mediave, pasi ish-menaxheri i saj, Drin Zatriqi ka hedhur në gjyq këngëtaren për shkak të disa fyerje dhe shpifjeve publike që këngëtarja ka bërë kundrejt tij rreth një vit më parë. Ama duket se kjo nuk e ka penguar dhe nuk ka ndikuar që Dafina të vazhdojë pushimet e saj dhe së fundmi ka postuar disa foto në Instagram, ku ka treguar edhe se ndodhet në Mykonos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Dafina ka bërë disa postime në profilin e saj në “Twitter”, përmes të cilave ka përdorur fjalë të rënda ndaj tij. Këto janë ofendimet dhe shpifjet që artistja e njohur ka bërë ndaj ish-menaxherit të saj dhe për këtë arsye Drini kërkon një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh, për dëmtim të reputacionit.