Celebrities Gossip Showbiz

“Ishte një vajzë e re kur u njohëm”, Gjiko padyshim që sapo i dedikoi Elitës fjalët më të bukura!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

E çifti nuk ngurron të shprehin dashurinë për njëri- tjetrin në çdo rast ditëlindje, por dhe në një ditë kaq të rëndësishme për fuqizimin e gruas nuk mund të mungonin disa fjalë nga reperi që mund të themi me plot gojë se janë ato çfarë duam të dëgjojmë nga të gjithë jo vetëm në këtë ditë.

Me anë të një postimi teksa ka treguar disa momente shumë të rëndësishme në jetën e saj, krahas është shprehur:

Ishte një vajzë e te kur u njohëm, gjatë udhëtimit tonë së bashku në këtë jetë, jam dëshmitar i tranzicionit tënd në një grua magjepsëse që obligime familjare dhe përgjegjësitë e tuja ndaj neve asnjëherë s’i le anash. Sakrifikove shumë netë pa gjum, shumë dëshira tua personale vetëm që ne mos të ndjenim mungesën tënde, mos të ndjente shtëpia mungesën e nënës. Urime 8 marsin gruaja ime, të duam shumë.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja para pak kohësh mori pjesë në “Për’Puthen” në ‘prime-n’ e së shtunës ku dashamirësit e saj patën mundësinë ta ndiqnin pas aq shumë kohësh sërish në ekran. E së fundmi, Elita na ka paralajmëruar se do t’i rikthehet zyrtarisht televizionit dhe pasionit të saj prej të cilit u njoh në publik.