Celebrities Gossip Showbiz

Ja bënë vëllain për burrë! Aurela Hoxha sqaron se kush është djali në postimin e saj të fundit

Aurela Hoxha e mbajti në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj dhe vetëm kur djali i saj lindi modelja e bëri publike. Alaron është emri me të cilin ajo pagëzoi vogëlushin e saj, të cilin e poston shumë rrallë në rrjete sociale.

Mirëpo, ne kurrë nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai. E duket se kureshtja është aq e madhe sa mjafton që Aurela të postojë një djalë në rrjete sociale dhe mediat t’ja bëjnë bashkëshort.

Edhe pse pak provokuese vetë nga ana e blogeres, postimi që ngatërroi të gjithë, Aurela e sqaroi duke zgjedhur të mos thotë asgjë, përveçse ta ripostojë në Instastory duke shkruar:

Vëllai im i mrekullueshëm 

Aurela zgjedh ta mbajë djalin e saj shumë sekret dhe vetëm pak ditë më parë ‘e bëri zemrën gur’ dhe ndau një fotografi me ndjekësit e saj. Me anë të një postimi në Instagram ku modelja shfaqej e shtrirë në krevat me rroba banjo (ku i viheshin në pah hiret e mrekullueshme dhe për t’u patur zili kaq pranë lindjes) krahë djalit të saj, të cilit i zbuloi më shumë portret.