Showbiz

Ja çfarë ndodh kur Emina Cunmulaj rikthehet në vendlindje

Ashtu siç premtoi modelja e famshme do të rikthehej në trojet shqiptare për një fushatë të rëndësishme bamirësie.

Momentalisht Emina Cunmulaj ndodhet në vendlindjen e saj në Mal të Zi ku po shijon edhe disa ditë pushimi, Ajo çfarë ka ndodhur i ka bërë të gjithë për të qeshur.

Nëpërmjet disa postimeve në historinë e Instagram-it, Emina zbuloi se në shtëpinë e saj është ndërprerë energjia elektrike, fatkeqësisht një fenomen i rëndomtë në trevat shqiptare.

Modelja ka shfaqur shtëpinë e saj të mbushur me qirinj dhe atmosfera e krijuar nga kjo situatë ishte shumë romantike.