Showbiz

Ja çfarë ndodh kur Lind Islami e tepron me verën

Lindi dhe Venera janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it shqiptar që gjithmonë shfaqen bashkë.

Dyshes nuk i mungon as sensi i humorit pasi shpeshherë postojnë foto apo video duke bërë diçka qesharake si kjo e fundit. Ai ka postuar në profilin e tij të Instagram-it një video ku shfaqet duke u përpjekur të bërë një lëvizje kërcimi.

Pasi ka pirë disa gota verë kjo përpjekje e tij nuk rezultoi aspak e suksesshme. Këngëtari po përpiqej të mbante Venerën në ajër në një moment kur ekuilibrin e kishte të dobët për këtë arsye të dy janë rrëzuar por të paktën na shkrinë të gjithëve së qeshuri.

Le të themi se kërcimi pas disa gotash verë nuk është një nga pikat e forta të tij ama sensin e humorit e ka ‘on point’.