Showbiz

Ja çfarë ndodh kur P!nk-un e zë gripi…

P!nk prej pak kohësh duket se është në një gjendje të rëndë gripale e cila jo vetëm që nuk ka ndër të lehtësohet por që po prek të gjithë familjen e saj madje edhe fëmijët e vegjël.

Këngëtarja e hitit “What About Us” ditën e enjte nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale lajmëroi anulimin e disa koncerteve të saj në Kanada duke lënë në baltë mijëra fansa që po prisnin me padurim që ajo të ngjitej në skenë.

Duket se e njejta situatë është përsëritur pasi ajo sërish ka lajmëruar anulimin e disa datave të tjera në Miçigan. Këtë herë me anë të një letre virtuale 38-vjeçarja u ka kërkuar ndjesë të gjithë fansave të saj të cilët kanë prerë një biletë për spektaklin në Detroit.

Edhe pse këto data janë shtyrë dhe jo anuluar, P!nk nuk ka dhënë asnjë detaj se kur do t’i rikhehet koncerteve të saj, duke i lënë fansat sërish në pritje.