Showbiz

Ja çfarë u ndodh fansave kur Justin Timberlake ndalon koncertin

Javë më parë ai i rrëmbeu fanses së tij celularin për të regjistruar veten dhe performancën e tij ndërkohë që ditën e kaluar bëri një veprim edhe më të bukur.

Justin Timberlake është një ndër këngëtarët i cili ndan një marrëdhënie të veçantë me fansat e tij dhe gjithmonë bën çmendurira të ndryshme për t’i argëtuar.

Në një koncert të mbajtur në “Little Ceasars Arena” në Detroit, 37-vjeçari ka ndalur koncertin live për t’u treguar të gjithëve se njëra nga fanset e tij që ndodhej në publik, është shtatzënë.

Ai u ka treguar mijëra të pranishmëve se vajza është në pritje të ëmbël dhe u ka treguar atyre ekon e shtatzënise dhe në fund ka bërë një urim për të.

Fansja e quajtur Darcell Baxtresser do të lindë më 1 nëntor 2018 ndërkohë që fansat e kanë përgëzuar këngëtarin për këtë veprim.