Celebrities Film & Tv Showbiz

Ja kur pritet të publikohet podcasti i parë i Meghan Markle për ‘Spotify’!

Podcasti debutues i Meghan Markle për Spotify do të ketë premierën këtë verë. Meghan dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry, nënshkruan një marrëveshje prej 25 milionë dollarësh në dhjetor 2020 për të krijuar përmbajtje për platformën përmes kompanisë së prodhimit. Që atëherë ata janë zotuar të marrin një rol aktiv në luftimin e “dezinformatave” të përhapura në Spotify, pasi më parë ngritën shqetësime për podcast-in e diskutueshëm të Joe Rogan në janar.

Zëdhënësi i Archewell u shpreh për ‘Page Six’ se kompania inkurajohet nga bisedat e vazhdueshme me lidershipin e lartë dhe po punon drejt politikave, praktikave dhe strategjive që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e krijuesve, të minimizojnë përhapjen e dezinformatave dhe të mbështesin transparencën. Podcasti i parë i Archewell u publikua më 29 dhjetor 2020 dhe pati disa të famshëm që reflektonin mbi vitin e goditur nga pandemia.

Tyler Perry, Elton John, Stacey Abrams dhe James Corden të gjithë morën pjesë, me një paraqitje të veçantë nga djali 2-vjeçar i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Archie. Megan dhe Harry gjithashtu nënshkruan një marrëveshje me ‘Netflix’ në 2020, duke treguar për ‘The Times’ se ata planifikojnë të zhvillojnë dokumentarë, filma artistikë, shfaqje me skenar dhe programe për fëmijë.

Rikujtojmë se së fundmi, Meghan Markle është paditur për shpifje nga motra e saj Samantha Markle, e cila pretendon se Dukesha e Sussex-it ka gënjyer gjatë intervistës që ajo dhe Princi Harry dhanë për Oprah Winfrey-t gati një vit më parë. Ajo thekson se Meghan ka gënjyer kur tha se në moshën 13-vjeçare duhej të bënte punë me paga të ulëta për t’ia dalë mbanë.

Ajo pretendon se Dukesha, nënë e dy fëmijëve, nuk ka punuar kurrë për të paguar universitetin. Samantha thuhet se akuzoi Meghan se ka ndikuar negativisht në shitjet e autobiografisë së saj, duke e penguar atë të gjejë punë dhe duke i shkaktuar shqetësime emocionale dhe mendore, për këtë arsye ajo po kërkon 75 000 dollarë dëmshpërblim.