Aktualitet Dilema Sociale

“Ja pse do të penalizohen njerëzit nga taksimi i dypunësimit”, flet gazetarja e ekonomisë Ornela Liperi

Gazetarja e ekonomisë, Ornela Liperi, e ftuar në “Dilema Sociale” për të folur rreth temës për vendimin më të ri rreth taksimit të dypunësimit u shpreh se tani njerëzit do të kenë dy disavantazhe nga ky sistem taksimi. Më tej, ajo shton se:

Ligji ka hyre ne fuqi qe ne janar te 2020. Më parë paguanim për aq sa merrnim. Një person që merrte 1 milion të vjetra secilën punë, duhet t’i merrej 91 mijë lekë të vjetra nga secila, ndërsa tani dy pagat llogariten si një e vetme. Penalizimi ndodh sepse paguan taksa për një pagë dhe përjashtohesh nga taksimi i rrogës minimale 300 mijë lekë të vjetra. Disavantazhi i dytë është që me këtë sistem me llogaritje i bie të paguajmë 70% më shumë.

Liperi u shpreh se ky taksim është shumë i padrejtë dhe një shumë shumë e madhe për t’u paguar:

Që vitin e kaluar nëse bëje hyrje në sistem e deklaroje. Aty të del vetë shuma që duhet të paguash. Ka qene e sakte dhe një lehtësi qe mos të bejnë llogaritje vetë. Debati tjetër është se çfarë quhet shtresë e mesme, një pagë 250 mijë lekë nuk është e taksueshme. Shumë veta kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore dhe kanë hapur biznese private. Shumë veta po kalojne si te vetëpunesuar. Tatimi 23% është tmerrësisht e lartë dhe e padrejtë.