Showbiz

Ja si duket Zaimina në ditët e fundit të shtatzanisë

Zaimina Vasjari vetëm pak javë më parë na tregoi momentet më të bukura të festës ‘baby shower’ ku zbuloi edhe emrin e vogëlushes së saj e cila pritet të vijë në jetë shumë shpejt.

Bukuroshja në ditët e fundit të shtatzanisë ka vendosur që shtëpinë e saj ta shndërrojë në skenë xhirimi për të shkrepur disa fotografi.

Ajo shihet teksa po shijon disa luleshtrydhe në kuzhinë e kuruar duke shfaqur barkun e rrumbullakët në ditët e fundit të shtatzanisë. Ardhja në jetë e bebushes së saj Khloe po pritet me padurim jo vetëm nga Zaimina por edhe nga të gjithë fansat e saj.