Celebrities Gossip Showbiz

Zaimina Vasjari ndan me ndjekësit video-n më të ëmbël!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të vitit 2022. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të çdo prindi.

Tepër aktive në rrjete sociale me momente nga jeta e saj private, pak më parë ajo ka ndarë me ndjekësit një video shumë të ëmbël të partnerit dhe vogëlushes së saj e cila është maskuar teksa shfaqen duke luajtur së bashku.

E ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Zaimina foli për jetën e saj profesionale, personale dhe sigurisht për mëmësinë. Këngëtarja tha se nuk ndihet mirë kur njerëzit i japin më tepër vëmendje djalit sesa vajzës, pasi ajo dëshiron që fëmijët e saj të kenë vëmendje po njëlloj.