Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk e di sa…”, Zaimina Vasjari ka disa fjalë për të thënë për Grida Dumën!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të vitit 2022. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të çdo prindi.

Këto ditë zgjedhjet lokale janë tema kryesore kudo në vend dhe në televizione dhe Grida Duma ndryshe nga vitet e tjera nuk është më pjesë e politikës, por e televizionit. E teksa ka moderuar emisionin lidhur me informimin e zgjedhjeve, Zaimina ka pasur disa fjalë për të thënë. Teksa ka postuar një foto gjatë emisionit të Gridës, Zaimina ka shkruar fjalët më të bukura për të.

Nuk e di sa e bukur je o Grida!

Na u kënaq syri me ty dhe me rezultatet e para

E ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Zaimina foli për jetën e saj profesionale, personale dhe sigurisht për mëmësinë. Këngëtarja tha se nuk ndihet mirë kur njerëzit i japin më tepër vëmendje djalit sesa vajzës, pasi ajo dëshiron që fëmijët e saj të kenë vëmendje po njëlloj.