Showbiz

Ja si tallet Dua Lipa me modelin e flokëve të Donald Trump

Ajo ka 53 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram dhe është konsideruar si një ndër personazhet me më shumë influencë tek publiku.

Për këtë arsye sa herë ajo ka diçka për të thënë ka gjithë vëmendjen e mundshme. Së fundmi Dua Lipa ka postuar një foto të Donald Trump i cili është krejtësisht i fokusuar tek zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Fokusi i këngëtares shqiptare nuk ka qenë politika por kozmetika. Dua ka vënë në dukje modelin qesharak të flokëve të kreut të shtetit të SHBA-ve.

“Shpenzon 70 mijë në flokët e tij dhe berberi i tij vazhdon ta urrejë atë”- ka qenë shkrimi në Insta Story të artistes së hitit “Leviteting”.

Para disa viteve, artistja me origjinë shqiptare ka marrë pjesë në një protestë kundër vendimit të Trump për të ndërtuar një mur me Meksikë.