Showbiz

Jenna Dewan për herë të parë e vetme por super seksi në tapetin e kuq

Javët e fundit kanë qenë shumë të vështira për kërcimtaren dhe aktoren e famshme Jenna Dewan e cila po divorcohet nga bashkëshorti Chaning Tatum.

Lajmi se ata do t’i japin fund martesës së tyre pas 9 vitesh ishte tronditëse për publikun, fansat e tyre dhe të gjithë ata që i ndiqnin si shembull i një dashurie të pastër e të vyer.

Për herë të parë 37-vjeçarja është shfaqur e vetme në tapetin e kuq të një eventi në Las Vegas por megjithatë dukej mahnitëse dhe shumë seksi.

Fustani i zi shfaqte hiret dhe trupin e saj të tonifikuar ndërsa grimi i pastër nxirrte në pah sytë e saj. Ajo ka marrë vlerësime maksimale nga kritika për paraqitjen e saj.