Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez vjen me një projekt në bashkëpunim me markën prestigjoze të modës?!

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez e cila shkëlqeu në eventin e ‘Dolce & Gabbana’, që u mbajt në Venecia dhe nga ku u prezantuan koleksionet më të reja të veshjeve, tregoi se po punon për diçka të re me markën prestigjoze. Këtë e bëri të ditur nëpërmjet fotove që ajo postoi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram. Teksa ndodhej në Londër ajo tregoi se diçka e re në bashkëpunim me markën ‘Dolce & Gabbana’ është duke ardhur.

52-vjeçarja po bashkëpunon me shtëpinë luksoze të modës dhe kjo nuk është hera e parë. Këtë herë projekti i ri i saj së bashku me markën, mesa duket ka të bëjë me xhirimin e një reklame e bazuar tek filmi i vjetër “La Dolce Vita”. Fotoja e cila ndodhej në Ipad ishte e aktores së famshme Anita Ekberg dhe mesa duket grimierët po mundoheshin që të rikrijonin look-un tek këngëtarja. Në postimin e saj ajo shkroi se:

Ajo jetë DG. Duke xhiruar diçka sot.

Ylli i filmit ikonik ‘Hustlers’ dukej shumë e ngarkuar dhe nën shoqërinë e një ekipi të madh njerëzish të cilët po punonin me këngëtaren për të krijuar look-un e duhur për të, para se të xhironin. Kjo nuk është hera e parë për këngëtaren e famshme që bashkëpunon me markën “Dolce & Gabbana”. Kujtojmë se ajo bie gjithmonë në sy dhe është në qendër të vëmendjes kur vishet nga marka prestigjoze italiane.

Ndërsa eventi ‘Met Gala’ është vendosur që të zhvillohet këtë vit edhe pse në mes të pandemisë së vazhdueshme COVID-19, është bërë me dije se Jennifer do të jetë e ftuar padiskutim edhe pse lista e të ftuarve mbahet e fshehtë. Është bërë me dije se të gjithë pjesëmarrësit duhet të sigurojnë dëshmi të vaksinimit të plotë në përputhje me udhëzimet e NYC dhe gjithashtu do të mbajnë maska ​​në ambiente të mbyllura përveç se kur të hanë dhe te pinë. Ngjarja prestigjioze do të organizohet nga poetja Amanda Gorman dhe kreu i CFDA Tom Ford dhe Timothee Chalamet, Billie Eilish dhe Naomi Osaka do të jenë bashkë-prezantues.

Edhe pse herën e fundit kur këngëtarja mori pjesë në këtë event u shfaq krahë ish-të fejuarit të saj Alex Rodriguez, këtë herë thuhet se ajo do të bëjë debutimin e saj të parë si çift krahë të dashurit të saj Ben Affleck. Asgjë nuk është akoma e sigurtë pasi burime pranë aktorit thonë se ai do të jetë duke xhiruar një film dhe kjo mund të mos e lejojë që të marrë pjesë në event.