Celebrities Gossip Showbiz

Jetmiri lë shtëpinë e “Big Brother Vip 3”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Ndërkohë, Jetmiri zbuloi sot vendimin e marrë lidhur me qëndrimin në “BBV3”. Por, pas debateve të shumta, Jetmiri lë shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Jetmiri: Këta nuk gjykojnë ato që bëjnë vetë. Shpesh herë meqë Juli dhe Romeo duan të diskretitohen vetë , po i diskretitoj. Juli ka thënë që ka një mik që ka fituar një tender. Kemi një Romeo që lëviz me një motor të vjedhur, që falsifikon dokumenta. Se më flisni për standard.