Bota

Joe Biden betohet si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Joe Biden betohet si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 78 vjeçari bëhet kështu edhe presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.

Në fjalën e tij të parë para publikut si President i Shteteve të Bashkuara, Biden theksoi se demokracia është e brishtë por ajo triumfoi. Ai theksoi se vullneti i njerzve u dëgjua.

Pak minuta më herët u betua edhe  zv. presidentja Kamala Harris, duke u bërë gruaja e parë dhe me ngjyrë që merr këtë detyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ceremonia po zhvillohet pa praninë e publikut për shkak të masave anti-COVID, ndërsa në vend të tyre janë rreth vendosur rreth 200 mijë flamuj. Në ceremoni marrin pjesë zyrtarë, senatorë e ish presidentë amerikanë. Ceremonia po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.