Showbiz

John Cena bën premtimin e madh: “Do t’i nënshtrohem operacionit për t’u bërë baba”

Pas ndarjes që bëri bujë mediatike dhe anulimit të martesës me Nicki Bella, John Cena po bën të pamundurën që t’ja fitojë sërish zemrën partneres së tij. Dashuria e vërtetë të shtyn të bësh gjëra të çmendura dhe kampioni i “WWE” është i gatshëm për çdo gjë.

Në një episod të serialit “Total Bellas” Cena zbuloi se dëshiron shumë që të bëhet baba dhe të shpëtojë martesën e tij me Nikki. “Unë dua të martohem dhe të sakrifikoj për ty, dua të kem fëmijë dhe do t’i nënshtrohem operacionit për t’u bërë baba”.

Fakti që ai është i paaftë fizikisht për të ngjizur një fëmijë e bëri Nikki Bella që të anulonte martesën e shumëpritur pasi e ardhmja me John e frikësonte pa masë.