Showbiz

John Legend feston ditëlindjen dhe 15 vjetorin e lançimit të albumit të tij të parë

John Legend nuk do të ndalojë kurrë të qenurit i suksesshëm.

Këtë vit ai u shpall mashkulli më seksi i vitit nga revista prestigjose “People” që u komentua shumë në media. Fundi i 2019-ës e gjeti atë duke festuar, jo vetëm ditëlindjen e tij më 28 dhjetor por edhe një ngjarje tjetër që i ka kushtuar rëndësi të veçantë.

Me anë një postimi në rrjetet sociale, këngëtari i famshëm tregoi se do të festojë 15 vjetorin e publikimit të albumit të tij të parë muzikor, “Get Lifted” i lançuar plot 15 vite më parë.

Për të ky ishte hapi i parë drejt një karriere të suksesshme në industrinë e muzikës dhe mundësia më e mirë për të bërë ëndrrat realitet.

Kujtojmë se John Legend është këngëtari i vetëm me ngjyrë që ka marrë titullin “EGOT” që përkon me fitimin e të gjitha çmimeve të rëndësishme të muzikës si “Emmy”, “Grammy”, “Oscar” dhe “Tony”.