Showbiz

John Legend zbulon sekretin e tij, fansat e vënë në lojë

Këngëtari i famshëm John Legend ka vendosur të rrëfejë një sekret.

Ai nuk di të bëjë not por për këtë nuk i vjen aspak turp. Ditën e kaluar 40-vjeçari bëri një postim në rrjetin social Twitter ku i tregonte ndjekësve të tij se sapo ka hyrë në një kurs noti.

Shumë nga fansat e Legend vendosën ta vënë në lojë duke e pyetur sesa e vështirë është ta mësojë, nëse gjendet në klasën e të miturëve ose nëse trembet kur e zhyt kokën në ujë.

Këngëtari i ka marrë këto lojra me shumë sportivitet duke theksuar se të paktën i’a ka kaluar babait të tij i cili e mësoi notin në moshën 60-vjeçare!