Showbiz

“Jonas Brothers” publikojnë klipin e ri, bashkëshortet e tyre sërish pjesë e tij

Muaj më parë rikthimi i “Jonas Brothers” në muzikë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve aq më tepër kur në klipin e tyre të parë u shfaqën bashkëshortet e tyre dy prej të cilave aktoret e famshme Priyanka Chopra dhe Sohpie Turner.

Bëhet fjalë për hitin “Sucker” që theu rekorde shikueshmërie dhe u komentua pa fund si kënga me klipin më të bukur të momentit.

Tashmë 3 vëllezërit simpatikë kanë lançuar një tjetër prurje muzikore që quhet “What A Man Gotta Do” dhe është po aq i bukur sa i pari.

3 bashkëshortet e Joe, Nick dhe Kevin janë shfaqur sërish në klip duke kërcyer e argëtuar si kurrë më parë.