Showbiz

Joni Peci: “Këto janë trendet që do t’i zhdukja sa hap e mbyll sytë”

Live From Tirana është vendi ku flitet për temat më të bukura që tërheqin vëmendjen e të gjithëve dhe çfarë e bën akoma më të bukur diskutimin në studio janë të ftuarit tanë.

Me ne sot ishte stilisti i mirënjohur Joni Peci i cili dha mendimet e tij nëse veshjet duhet të kenë apo jo gjini. Të frymëzuar nga kopertina e fundit e “Vogue” ku artisti britanik Harry Styles u shfaq me një fustan, Joni theksoi se për meshkujt zgjedhje të tilla janë të momentit dhe gati gjithmonë ndodhin për vëmendje apo për show. Sa i përket shqiptarëve zor se do të shihni ndonjë mashkull me veshje femrash nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë model që po sfilon në pasarelë për koleksionin më të fundit. Të paktën kështu mendon ai, megjithatë, kopertina e Harry-t nxiti një diskutim mjaft interesant sot.

Sakaq, i pyetur rreth trendeve që mendon se janë të tepruara, Joni Peci kishte shumë për të thënë rreth kësaj çështjeje. “Do të zhdukja sa hap e mbyll sytë këtë maninë e vajzave për t’u dukur të gjitha njësoj. Të gjitha me operacione plastike, të fryra, i njejti model flokësh e njejta pozë në Instagram. Sa i përket Instagram-it do t’i jepja fund manisë së shqiptarëve për të treguar makinat e tyre e gjërat e shtrenjta. E shesin veten sikur janë të lumtur dhe të pasur kur të gjithë e dimë se e vërteta nuk është kështu. Është e rëndësishme të jesh vetvetja” -tha stilisti gjatë intervistës së tij.

Ai u pyet gjithashtu se cili personazh shqiptar mendon se guxon më tepër me look-un e tij, përkatësisht për Armend  Rexhepagiqi dhe Robert Alia. Teksa e ka cilësuar Armendin si njeriun avangard, shumë modern e me shumë stil nga ana tjetër Robert Alia për Joni Pecin është si kopja e Charlie Chaplin që gjithmonë shfaqet njësoj.