Celebrities Showbiz

Ju kishte shkuar në mendje se postimet e fundit të Billie Eilish kanë të bëjnë me revistën e njohur?!

Kjo mund të quhet fuqia e gjeneratës Z, Billie Eilish, është ende duke ngjitur shkallët e suksesit të saj. Këngëtarja 20-vjeçare ishte bashkë-kryetare e “Met Gala 2021”, vizitoi Presidentin Biden me vëllain e saj Finneas dhe fitoi shtatë nominime për Grammy për albumin e saj, “Happier Than Ever”. Ajo është gjithashtu në një turne botëror në mbështetje të albumit, por kjo nuk do të thotë se ajo do të ngadalësojë ritmin në fushën e modës. E njohur për ndjenjën e saj eklektike të stilit, Billie ka tërhequr pamjen e frymëzuar nga emo që kur preu flokët dhe vendosi që t’i lyente të zeza.

Energjia emo e këngëtares së hitit “My Future” u zhvendos në një atmosferë më elegante për kopertinën e fundit të V Magazine. Ajo jo vetëm që kishte veshur doreza latex dhe pak a shumë edhe një tip kapuçi. Billie madje e ngacmoi pamjen në një postim në Instagram përpara publikimit zyrtar të kopertinës.

Në intervistën e saj për revistën, Billie zbuloi se nuk ndihej më rehat të dilte në publik pasi u ngrit në qiell drejt famës. Ajo e kuptoi për herë të parë teksa po rrinte dhe po bënte patinazh në akull me miqtë kur ishte 16 vjeç. Këngëtarja e njohur gjithashtu ka arritur që të tërheqë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve gjatë performancës së saj në turne dhe kjo për një arsye shumë të rëndësishme. Fituesja e Grammy-t po performonte në koncertin e saj, në ndalesën e turit të saj botëror të radhës kur u fotografua pas përfundimit të tij ajo i kishte gjunjët e saj komplet të gjakosur.

Gjithmonë na është dashur që të presim për të zbuluar projektet ku Billie Eilish ka qenë pjesë e tyre. Kujtojmë gjithashtu se koncertet e saj madhështore ende nuk kanë përfunduar sepse janë pjesë të turneu të saj botëror.