Sport

Ju njohim me lojtarin më të vlefshëm në botë!

Faqja e njohur “Football Benchmark” përpiloi top 50-shen e futbollistëve më të vlefshëm në botë.  Sulmuesi i Manchester City-t Erling Haland qëndron ne majën e tij klasifikimi. Norvegjezi vlerësohet me potencialin financiar në merkato  prej 196.1 milionë euro. Ai lë pas në këtë renditje, yllin e Frances dhe të PSG, Kylian Mbappe me 167.7 milionë.

Në vendin e tretë të këtij klasifikimi është Vinicius Junior , braziliani i Real Madrid me 163.5 milionë. Më tej në renditje vijnë Bellingham, Musiala, Saka, Gavi, Foden, Pedro dhe në fund të dhjetëshes së parë është i vetmi lojtar që vjen nga Serie A, Victor Osimhen.

Rikujtojmë se, Kampion i Botës në fuqi me Francën, yll i Paris Saint-Germain, një futbollist i cili pritet të dominojë skenën e futbollit botëror në 10 vitet e ardhshme. Falë paraqitjeve dhe golave të shënuar, Kylian Mbappé ia ka dalë të thyejë dominimin e Messi dhe Cristiano Ronaldo në botën e futbollit. Në pritje që të arrijë numrin e tyre të trofeve dhe golave, Mbappé i ka kaluar në një tjetër klasifikim – atë të futbollistit më të paguar në botë.