Bota Travel

Ju njohim me qytetin me tërheqës evropian, nuk është Amsterdami!

Pas disa vitesh, Amsterdami është hequr nga kreu i listës së qyteteve më tërheqëse evropiane. Hulumtimi i Deloitte tregoi se tani Londra është qyteti më tërheqës evropian për investime në hotele. Lisbona është në vendin e dytë, ndërsa Amsterdami i cili është në vendin e parë që nga viti 2017 tani ka rënë në vendin e tretë. Pothuajse tre të katërtat e të anketuarve thanë se ishin optimistë për të ardhmen afatgjatë të tregut të hoteleve në Mbretërinë e Bashkuar që shënon rritje krahasuar me 66% nga viti i kaluar.

“Është qetësuese të shohësh Londrën duke u ngjitur sërish në renditje dhe ndoshta nuk është befasuese të shohësh hapje të reja hotelesh duke pasur parasysh se kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar është gjithashtu një qendër për turizmin”,-ka thënë kreu i hotelerisë së Deloitte, Andreas Scriven. Ai shtoi se:

Në mënyrë që Londra të mbetet tërheqëse për investitorët e hoteleve, industria do të duhet të adresojë shqetësimet në lidhje me potencialin për stimuj çmimesh në dritën e presioneve inflacioniste.

Ndërkaq, njihuni me 10 qytetet evropiane më tërheqëse për investime në hotele në vitin 2024:

1.Londra
2.Lisbona
3.Amsterdami
4.Parisi
5.Madridi
6.Barcelona
7.Roma
8.Dublini
9.Milano
10.Edinburgu