Celebrities Gossip Showbiz

Julia Fox habit me pamjen e saj të fundit, tregon të pasmet me pantallona të çara!

Julia Fox njihet për stilin e saj eksentrik dhe sërish ka bërë një paraqitje që padyshim nuk kalon pa u vënë re. Aktorja u shfaq në turne për librin e saj të ri ‘Down the Drain’ e veshur me një ansambël të zi. Megjithatë, nuk ishte vetëm pjesa e sipërme që zgjodhi ajo që i mbulonte vetëm gjoksin, por edhe pantallonat. Pantallonat e zeza të ngushta që ajo kishte veshur ishin të çara mbrapa, në formën e zemrës, duke i treguar të brendshmet.


Sigurisht që publiku i saj është mësuar me paraqitje të tilla nga ylli, sidomos pas lidhjes me Kanye West, që kur ajo ndryshoi tërësisht stil. Julia Fox ka folur për lidhjen e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja 33-vjeçare ka folur për “New York Times” dhe ka theksuar se pavarësisht se ishte në një lidhje me reperin, ata nuk kishin jetë seksuale.

“Nuk ishte në të vërtetë për këtë,” tha ajo, që do të thotë se marrëdhënia e tyre nuk përfshinte fare seks. Siç e ka përmendur më poshtë, ajo ka shkruar për marrëdhënien e saj me Kanye West në kujtimet e saj, të cilat do të publikohen më 10 tetor.