Sport

Jurgen Klopp largohet nga Liverpooli por kërkon një dhuratë lamtumire…

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka konfirmuar largimin nga Liverpooli në fundin e këtij sezoni. Klopp ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin nga Anfield në tetë vitet e tij si trajner. Ka qënë pikërisht vetë trajneri me një deklaratë për mediat, i cili ka bërë njoftimin e papritur teksa tha se do të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit pas nëntë vitesh në “Anfield”. Jurgen Klopp thuhet se i ka dhënë dritën jeshile Liverpoolit për të tentuar një lëvizje për sulmuesin e PSV Eindhoven, Johan Bakayoko, i cili ka qenë në radarin e Manchester United. TEAMTalk raporton se gjermani u ka rekomanduar lojtarin pronarëve të Merseysiders, Fenway Sports Group. 20-vjeçari ka lulëzuar në Eredivisie me PSV, duke realizuar 13 asistime dhe gjashtë gola në 33 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Liverpooli është lidhur me disa anësorë mes pasigurisë për të ardhmen e Mohamed Salah në Anfield. Gjigantët e Pro Ligës Saudite, Al-Ittihad mbeten të interesuar për 31-vjeçarin, pavarësisht se një ofertë prej 200 milionë eurosh u refuzua verën e kaluar, sipas The Guardian. Leroy Sane i Bayern Munich dhe Takefusa Kubo i Real Sociedad janë gjithashtu në listë për t’u bërë zëvendësuesi afatgjatë i Salah. Por, Klopp mendon se Bakayoko është kandidati perfekt për të pasuar superyllin egjiptian. Bakayoko duket se do të largohet nga PSV gjatë verës me drejtorin e klubit Ernie Stewart duke e pranuar këtë për median holandeze Voetbalkrant. Belgu ka të ngjarë të kushtojë rreth 40 milionë euro. Ai njihet për ritmin e tij të jashtëzakonshëm, vizionin e shkëlqyer dhe depërtimet e tij.