Celebrities Gossip Showbiz

Justin Timberlake më falenderues se kurrë, ja postimi i ëmbël për “Ditën e baballarëve”!

Të shumtë ishin personazhet e famshme ditën e djeshme që postuan në rrjetet e tyre sociale foto me fëmijët ose baballarët e tyre, duke shfaqur kështu mënyrën si ata po e festojnë “Ditën e baballarëve”. Një ndër ta, ishte edhe Justin Timberlake, këngëtari, aktori dhe tekstshkruesi shumë i dashur për publikun shqiptar dhe të huaj.

Duket se Justin Timberlake është një nga personazhet e famshëm, që gjithashtu e shijon prindërimin. Ai postoi në Instagram ditën e dielë, një album fotosh me djemtë, babain dhe gjyshin e tij. Ndërkohë, fotot i shoqëronte me një shkrim tepër të ëmbël.

Të jesh baba është më mirë se çdo e kisha imagjinuar ndonjëherë. Faleminderit babait dhe gjyshërve të mi që më drejtuan rrugën, duke bërë sakrifica për mua që të jetoj ëndrrat e mia, dhe që më mësuan se jeta e vërtetë gjendet në momentet e vogla. Gëzuar “Ditën e baballarëve” të gjithë baballarëve atje jashtë.

Dukshëm, Justin është tepër krenar dhe mirënjohës ndaj babait dhe gjyshërve të tij. Ndërkohë, ai tregon edhe se ka një marrëdhënie të mrekullueshme me fëmijët. Kjo duket edhe në fotot të cilat janë shumë të ëmbla dhe mund të kuptojmë që ai argëtohet tej mase me ta.

Kujtojmë, se Justin dhe Jessica Claire, janë privatë për jetën e tyre. Ndaj, është tepër e çuditshme që ata postuan foto të fëmijëve të tyre. Ndërkohë, dyshja e njohur e Hollywood, Justin Bieber dhe Jessica Biel e mbajtën për shumë gjatë të fshehtë lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë.