Showbiz

Justin Timberlake tashmë edhe shkrimtar, u prezanton fansave librin e ri

Këngëtari i famshëm Justin Timberlake së fundmi ka marrë një periudhë të shkurtër pushimi nga turneu muzikor “Man Of The Woods”.

Ai është fotografuar rrugëve të New York-ut duke shëtitur ndërkohë që vetëm pak ditë më parë u zbuloi fansave se libri i tij më i ri do të dalë në treg më 30 tetor.

Ky libër quhet “Hindsight & All the Things I Can’t See in Front of Me” dhe flet për periudha të ndryshme të karrierës së 37-vjeçarit të shoqëruara me foto të cilat janë të panjohura për publikun.

Në një dalje ‘live’ në rrjetin social Instagram, Justin rrëfeu se është jasht mase i emocionuar për këtë libër, ai ka punuar shumë që gjithçka të jetë perfekte dhe është mjaft në ankth për të mësuar opinionin e fansave dhe kritikëve rreth tij.