Celebrities Gossip Showbiz

Ka gati bashkëpunimin me Florin prej dy vitesh, Fifi zbulon arsyen se përse nuk e ka publikuar këngën…

Një nga banoret e shtëpisë, Fifi ka qenë shumë e diskutuar për shkak të reagimeve të saj ndaj situatave të ndryshme, që për hir të së vërtetës është diskutuar nga konkurrentët e tjerë dhe publiku jashtë si sëmundje mendore. Bukuroshja gjithashtu është përfolur shumë edhe për afrimitetin e saj me ish- banorin e shtëpisë, Granitin që nuk përfundoi ashtu siç pritej.

Mirëpo, sërish si këngëtare, ajo mbetet një ndër më të pëlqyerat e sidomos për baladat e saj shumë të ndjera.

Jo pak herë është përfolur në media për një lidhje të mundshme mes kompozitorit Flori Mumajesi dhe Fifit. Ata e kanë ‘mbajtur lojën’ dhe vazhdimisht kanë hedhur postime për njëri-tjetrin që ka shtuar dyshimet. Megjithatë, tanimë është kuptuar se mes tyre ka vetëm shoqëri dhe asgjë më shumë.

Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer, shpesh është përfolur për një bashkëpunim dhe në një bisedë me Monikën, Fifi na ka treguar një detaj shumë interesant që nuk e dinim rreth artistëve. Teksa kanë diskutuar për Florin, Fifi ka zbuluar arsyen pak të çuditshme se përse nuk e ka publikuar atë bashkëpunim.

Monika: Po ti vetë me atë (Florin) do këndosh?

Fifi: Po, patjetër. E kam një këngë me videoclip gati që dy vjet, që rri aty klipi.

Më tej Fifi ka treguar se kënga nuk është publikuar sepse ajo “ka 100 kile tek ai klip” dhe Flori shqetësohet se mos ajo duket keq.