Botë e Çuditshme Design

Ka në trupin e tij mbi 800 tatuazhe në forma insektesh por në fakt i urren ato, i riu futet në “Guinness”!

Michael Amoia është tashmë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness. Ai ka në trup plot 864 tatuazhe dhe të gjitha janë në forma insektesh. Tatuazhet vijojnë nga fluturat, milingonat, gaforret dhe deri te merimangat dhe akrepët. Tatuazhin e parë, Michael e kishte bërë në moshën 21-vjeçare, në krahun e djathtë.

Amerikani thotë se pavarësisht kësaj zgjedhje, nuk i ka qejf insektet.

Shumë njerëz mendojnë se i dua insektet, në fakt është e kundërta. I urrej ato. Mirëpo ka shumë arsye pse i mbaj në trup. Tatuazhet e mia më kthejnë në fëmijërinë time. Më kishin futur frikë për insektet dhe insektet ishin pjesë e frikës sime.

Tatuazhet e Amoia janë më shumë se dyfishi i numrit të grumbulluar nga mbajtësi i mëparshëm i rekordit, Baxter Milsom i Britanisë së Madhe, i cili kishte një numër relativisht të vogël, 402 insekte me bojë. Amoia në mënyrë paradoksale nuk është adhurues i insekteve.

Shumë njerëz mendojnë se më pëlqejnë insektet, në fakt, është krejtësisht e kundërta. Kam frikë nga insektet, i urrej insektet. Të gjitha insektet e tatuazhuara në trupin tim kanë kuptime të shumëfishta. Disa kanë kuptime shumë specifike që lidhen me fuqitë që kanë ato insekte dhe ku janë vendosur në trupin tim.

Mbulimi i trupit me insekte mund të duket si ‘vetëvrasje’ në karrierë, megjithatë, Michael ka pasur sukses të jashtëzakonshëm si producent muzikor, një profesion që e filloi në moshën 22-vjeçare.

Nuk e kam menduar kurrë në këtë mënyrë, por jam një shembull se pse të mos gjykojmë kurrë një libër nga kopertina e tij.