Celebrities Gossip Showbiz

“Kam nevojë për ty, më mungon, të dua”, Loredana habit me dedikimet e saj romantike!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Vetëm pak më parë Loredana ka habitur ndjekësit dhe ka ngritur mjaft dyshime për jetën e saj romantike, teksa ka postuar në Instastory disa dedikime vërtet romantike.

Kam nevojë për ty, më mungon, të dua. 

Epo me të vërtetë jemi shumë kuriozë të dimë se kush është i dashuri ‘misterioz’ i reperes.

Rikujtojmë se, pak javë më parë Loredana ka habitur ndjekësit teksa shfaqej duke u puthur në buzë me një vajzë dhe krahas ka shkruar: “E dashura ime e re”. Nuk dihet nëse ky është vetëm një trend apo Lori na ka zbuluar një diçka që nuk e dinim për sa i përket raporteve të saj romantike.

Projekti më i fundit muzikor nga artistja është ‘OFT VERTRAUT ‘ i publikuar katër muaj më parë dhe në vetëm kaq pak kohë ka arritur mbi 1 milion klikime në platformën YouTube.