Aktualitet

Katet pa leje, Rama u përgjigjet sërish akuzave!

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave rreth vendimit për konfiskimin e kateve pa leje në një ndërtesë në qendër të Tiranë.

Ai ka publikuar në Facebook dokumentin ku tregohet se IKMT ka bërë kallëzim që në korrik për shtesën pa leje në këtë objekt.

“Le ta lexojnë vetë se si kohë më parë, i është çuar prokurorisë së Tiranës, rasti i atyre 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës, të cilat dje i mori shteti për interes publik. Dhe ky nuk është i vetmi rast, po rasti që derdhi kupën e durimit me drejtësinë, në raport me parellinjtë e llojllojshëm, kapur me presh në duar tërë këto vite nga Policia e Shtetit, Tatimet e Doganat apo Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, por kthyer në burime të ardhurash për të korruptuarit e drejtësisë”, shkruan Rama.

Kryeministri, Edi Rama deklaroi disa dirë më parë se 4 646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kanë kaluar shtetit me kontratë noteriale.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme.