Celebrities Gossip Showbiz

Keisi dhe Kristi debatojnë për herë të parë dhe shkaku i kësaj është Olta!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kristi dhe Keisi më parë nuk kishin debatuar asnjëherë me njëri-tjetrin, por një veprim i Kristit ka bërë që Keisi të zemërohet me të. Teksa ka vizatuar veten në kuzhinë, Olta i ka kërkuar që ta vizatonte dhe atë dhe Kristi e ka bërë, por në momentin që vjen Keisi ai e ka mohuar se është Olta, por nuk ka mundur dot ta gënjejë, një gjest i tillë e ka zemëruar Keisin.

Ditën e sotme banorët janë ulur në dhomën e ndjenjes për të lexuar mesazhet nga publiku përmes “Big Love”. Ditën e sotme mes shumë mesazheve nga mbështetësit e tyre, disa ishin shumë më të veçantë, përveç Luizit edhe Keisi mori një mesazh nga mami i saj, i cili e ka përlotur atë.