Big Brother Radio Celebrities Showbiz

Kejsi: Jam shumë e shqetësuar për babin, pres një konfirmim nga ai!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.  Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Kejsi u shfaq e shqetësuar sot në program, pasi është ne merak se çfarë mendon babai i saj, Sabiani, në lidhje me raportin e saj me Kristin.

Problemi im më i madh është se çfarë mendon babai im, shoqëria ime e gjithë të njohurit e mi.

Une e kam mendjen tek ai, sepse dua një konfirmim nga babai që vazhdo.

Ai më ka thënë gjithmonë ndiq zemrën dhe jam i sigurt që ai do të jetë dakord, por si vajzë e vetme jam pika e dobët e tij.

Ne kemi një marrëdhënie delikate me njëri-tjetrin, i tregoj çfarëdo lloj gjëje për mua.  Nuk kam intriga dhe strategji, jam shumë reale edhe pse mbase kjo nuk duket.