Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Kemi folur deri në mëngjes, nëna e Bardhit…”/Sara shuan kureshtjen, Ina Kollçaku i del kundër!

Dalja e papritur e Bardhit mbrëmjen e djeshme nga Big Brother VIP solli një reagim edhe të Sarës jo vetëm në atë moment, por edhe gjatë ditës së sotme në Fan Club. Ish-banorja deklaroi se ka folur me Bardhin deri në orët e para të mëngjesit dhe se nëna e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndër të tjera shtoi se me Jetmirin, menaxherin e artistit, ajo ka komunikuar ditëve të fundit vetëm për punë.

 Kemi qenë më në fund duke biseduar me Bardhin pa kamera dhe mikrofona. Kemi biseduar me telefon deri në orët e para të mëngjesit. Nëna e tij është shumë mirë nga gjendja shëndetësore. Shumë njerëz thonë që unë dje u nxitova dhe u shpreha në mënyrë të gabuar. Unë isha në dijeni më parë që Bardhi do ta linte shtëpinë e Big Brother VIP.

Mendoj se nga stafi i tij i menaxhimit mund të kishte një menaxhim më të mirë të situatës. Përveç Bardhit dhe familjes së tij nuk më intereson më asnjë palë e tretë. Unë me Jetmirin kam marrëdhënie neutrale dhe ditëve të fundit kemi folur vetëm për punë. Ai ka qenë një ndër njerëzit e parë që kam kontaktuar.

Në lidhje me dyshimet që lindën mbrëmë nga Sara, gjatë deklaratës së papritur, duke se nuk janë pëlqyer nga opinionistja e Fan Club, Ina Kollçaku.

Do të më kishte pëlqyer të mos reagoje në atë momente. Edhe sikur të ishe e bindur mund të mos flisje në aspektin televiziv. Mund ta lije të ndodhte, se sikur u bë pis, se personi i parë që hodhi dyshime ishe ti.