Tech

Kemi lajme të reja për ju që jeni përdorues të Gboard të Google!

Nëse jeni përdorues të Gboard të Google dhe po përballeni me probleme me mënyrën se si ai sillet, së shpejti do të jeni në gjendje t’i tregoni Google për pakënaqësitë tuaja. Mediat e huaja raportojnë se Gboard tani ju lejon të paraqisni shqetësimet tuaja në “Quality Bug”. Kjo është veçoria e fundit e cila ju lejon paraqitjen e problemeve dhe gjendet në versionin më të fundit beta të Gboard.

Kur ky funksion të jetë i disponueshëm për të gjithë, procesi i përshkrimit të pakënaqësive do të jetë më i shpejtë dhe më i lehtë. Para kësaj, Gboard ka prezantuar edhe një veçori tjetër të dobishme të quajtur Scan Text to Gboard. Kur përdorni këtë funksion, kamera juaj hapet dhe zë pak më shumë se gjysmën e ekranit. Poshtë shfaqet një buton ku thuhet “Take a photo of words to scan”. Më pas, aplikacioni e skanon të gjithë tekstin që e identifikon. Gjithashtu, ju mund të fusni edhe përmbajtje si fotografi dhe shënime të tjera.

Rikujtojmë, se rregullatorët evropianë kanë nisur hetimet kundër kompanive Apple, Google dhe Meta. Ky është rasti i parë i hetimeve në përputhje me ligjin e ri, që hyri në fuqi këtë muaj, i cili ka për qëllim të mos i lejojë kompanitë e mëdha të teknologjisë ta kontrollojnë tregun digjital. Komisioni Evropian tha se po i heton këto kompani për “mosbindje” ndaj Aktit të Tregjeve Dixhitale (ATD).

Akti i Tregjeve Digjitale është një ligj i gjerë i cili i ka në shënjestër kompanitë e mëdha të teknologjisë që ofrojnë “shërbime të platformës kryesore” duke i detyruar ato t’u përmbahen një sërë rregullash se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë jo. Nëse nuk i përmbahen ligjit, ato rrezikojnë ndëshkime të ashpra financiare, e madje edhe me mbylljen e bizneseve. Rregullat kanë për qëllim t’i bëjnë tregjet digjitale “më të drejta” dhe “më të kontestueshme”, duke i prishur ekosistemet e mbyllura teknologjike të cilat i detyrojnë klientët të përdorin produkte apo shërbime të një kompanie të vetme.